Lajmërime

Lajmërime

Anëtarësimi

Prej më 01.10.2021 lajmërimet tona në uebfaqën tonë janë të lidhura drejt për drejt me kronikën tonë të facebook-ut.

Atë e gjeni më poshtë.

11.09.2021, Dortmund



LAJEMERIM – AKSIONI HUMANITAR PERFUNDOHET ME SUKSES – FONDI BESA/SHKU


Të nderuar bashkatdhetar,


Të lumtur për lajmin që shuma e mjeteve financiare të paraparë për trajtimin mjeksor për 11-vjecarin Lorik Zendelin është arritur, ne më 10.09.2021 po ashtu e përfunduam perkrahjen e aksionit humanitar të 'Fondit Besa‘.


Shoqata Kulturore Uskana sëbashku me të gjithë mbështetësit e saj arriti të mbledhë gjithësej 6075 euro. E gjithë suma do t’i dërgohet Fondit Besa në dy transferime ndërmjet llogarisë bankare.


Ju faleminderohemi të gjithë mbështetësve të këtij aksioni humanitar duke ju dëshiruar të gjitha të mirat!


Posaqerisht e faleminderojm Famlijen Xhaferri, e cila dhuroj 1000 euro për shërimin e Lorikut. Ky donacion është zavendësim për mevludin e të ndjerit Shefik Xhaferri. Qoftë Zoti i gëzuar me vendimin e tyre!


Lorikut i dëshirojmë shërim sa më të shpejt.

Po ashtu e përgëzojm 'Fondin Besa' për aksionin dhe angazhimin e treguar duke ju dëshiruar suksese në aktivitetet e radhës.


Ju përshendet zemërsisht,


Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana

Kryetar: Veli Cadari


#ShoqataKulturoreUskana

#FondiBesa

02.09.2021, Dortmund


APEL PËR NDIHMË - 11 VJEÇARI LORIK ZENDELI - Fondi Besa - Drogomisht i Madh /SHKU


Shoqata Kulturore Uskana e përkrah aksioni e filluar të Fondit "Besa" duke apeluar tek të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e SHKU-së për ti ndihmuar Lorik Zendelit, i cili është në nevojë për trajtimin mjeksor jasht Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Aktualisht Loriku ndodhet në Kliniken universitar në Heidelberg të Gjermanisë.

Më shumë informata rreth gjendjes së ti mund ti gjeni tek lajmërimi i Fondit "Besa".


Ndihmat mund të dorëzohen drejt për drejt te Fondi Besa, përmes llogarisë tonë bankare ose personalisht te këta anëtarë të Kryesisë sonë në Dortmund:


• Veli Çadari            +491794430166

• Zejnulla Kurtishi   +4917622805517


Llogarinë bankare të Fondit Besa mund ta gjeni po ashtu te lajmërimi i bashkangjitur.

Lorikut i dëshirojmë shërim sa më të shpejt!


Ju përshëndet,


Kryesia e SHKU-së

___________________________________________________

Llogaria Bankare:

Kulturverein Uskana e.V.

DE19 4405 0199 0191 0290 62

Verwendungszweck: Spende Lorik


02.09.2021, Kercove



Bashkatdhetarë të ndëruar,


Njëra nga qëllimet e SHKU-së është ndihma e atyre personave dhe familjeve që ndodhen në situatë të rëndë dhe janë në nevojë.


Për këtë arsye Shoqata Kulturore Uskana në qershor të këtij viti e fillojë aksionon humanitar për të ju ndihmuar familjes Ramadani.

Me ndihmen e anëtarëve tanë dhe mbështetësve të këtij aksioni humanitar u mblodhën gjithsej 6200 euro.


E gjithë suma ju është dorëzuar bashkëshortës dhe nënës së Fatmirit nga Kryetari Veli Çadari dhe nënkryetari Zejnulla Kurtishi më 19 korrik 2021 në Kërçovë. Dorëzimi u krye në prani të arsimtarit, Shukri Sadikut.


Ju faleminderohemi të gjithë mbështetësve të këtij aksioni humanitar duke ju dëshiruar të gjitha të mirat!


Ju përshëndet zemërsisht,


Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana


#ShoqataKulturoreUskana

#SHKUpunon

#AnëtarësohuEdheTiDheNdihmo


23.06.2021, Dortmund



Të ndëruar bashkatdhetar,


dje e morrëm lajmin e trishtuar se miku ynë Fatmir Ramadani ka ndërruar jetë. Fatmiri lë pas bashkëshorten, nënën dhe fëmijët e tij të vegjël, Rinën dhe Ilmiun.


Shoqata Kulturore Uskana i shpreh familjes Ramadani ngushëllimet të sinqerta. Allahu e mëshiroft Fatmirin me xhenet kurse familjes së tij Allahu ja e shtoft durimin dhe forcen në këto ditë të hidhura.


Me këtë postim dëshirojmë të ju falënderohemi të gjithë atyre që e kanë mbeshtetur aksionin tonë humanitar për ti ndihmuar Fatmirit dhe familjes së tij.

Ndihmat e mbledhura do të ju dorëzohen familjes Ramadani në mënyrë personale mbrenda muajit të korrikut. Fatkeqësisht, ne nuk mund të ja heqim dhimbjen familjes, por shpresojmë që me ndihmat e mbledhura nga aktivistet tanë të mund të ju ndihmojme sadopak familjes Ramadani.


Me nder dhe respekt,


Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana

#ShoqataKulturoreUskana

04.06.2021, Dortmund



SHOQATA KULTURORE USKANA ME AKSION HUMANITAR - APEL PER NDIHME MATERIALE PER SHERIMIN E FATMIR RAMADANIT


Të ndëruar bashkëvendas,

Shoqata Kulturore Uskana – Dortmund i bashkangjitet aksionit humanitar për ti ndihmuar bashkatdhetarit tonë Fatmir Ramadanit nga fshati Garanë, Komuna e Kërcovës.

Për më shumë se dy vite Fatmiri vuan dhe lufton kundër një sëmundje të rëndë (kancer në kokë). Edhe pse deri tash aj ka pasur dy operacione, fatëkeqësisht gjendja e ti shëndetësore sa që vjenë përkeqësohet.

Për shkak të sëmundjes së rëndë e gjithë familja e tij, që përbëhet nga nëna e tij, gruaja dhe vajzës & djalit në moshë minore, nuk janë në gjendje për të ardhura të rregullta.

Ndihmat nevojiten urgjentisht për shërimin, trajtimin dhe nevojat famijare të Fatmirit.

Me këtë aksion Shoqata Kulturore Uskana apelon tek të gjithë bashkëatdhetaret nga Diaspora që sëbashku të ju ndihmojmë Familjes Ramadani në këto kohë të vështira.

Të gjithë e kanë mundësinë të marrin pjesë në aksionin humanitar përmes:

PayPal:

https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=2FUK7A6LHTHVW


Gjirollogari (Überweisung):

  Kulturverein Uskana e.V.

  DE19 4405 0199 0191 0290 62


Ose në mënyr personale tek një të antarëve të Kryesisë.


Si fillim të aksionit, sot pas faljes së namazit të xhumasë te Xhamia Furkan në Dortmund, SHKU-ja filloj grumbullimi e mjeteve financiare në mënyrë personale. Një faleminderim i vecant për të gjithë Xhamatin e ditës sotme!

Kryesia e SHKU-së i dëshiron shokut tonë Fatmirit shërim të shpejtë dhe i faleminderon të gjithë mbështetësit e këti aksioni humanitar.


Ju përshendet,



Kryesia e Shoqates Kulturore Uskana

#ShoqataKulturoreUskana

#AksionHumanitar


13.05.2021, Dortmund




Shoqata Kulturore Uskana ju uron Festën e Fitër Bajramit!
Shëndeti, Lumturia & Mirësia qofshin pjesë e pandashme e familjeve tuaja!

Ju përshëndet,

Kryesia e SHKU-së 

#ShoqataKulturoreUskana


28.03.2021, Dortmund


Edhe sot disa aktivistë të SHKU-së ju ndihmuan bashkatdhetarëve, si në mënyrë personale ashtu edhe përmës rrjeteve elektronike.


Gjatë ditës së sotme kemi regjistruar bashkatdhetarë nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Struga, Kumanova, Shkupi etj.

Regjistrohu edhe ti dhe kontribo për vendin dhe për popullin tënd!


Deri tash gjithësi janë regjistruar mbi 160.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Diaspora.


Një falënderim të veçantë Kryesisë së Xhamisë Furkan dhe Imamit Nezir Ramadani të cilët që nga fillimi i regjistrimit na e mundësojnë përdorimin e Xhamisë për regjistrimet e bashkatdhetarëve.



#ShoqataKulturoreUskana

#Regjistrimi2021

#diaspora


12.03.2021, Dortmund




Të ndëruar bashkatdhetarë,

Të ndëruar shtetas të Maqedonisë së Veriut,



Si javen e kaluar ashtu edhe në këtë fundjavë Shoqata Kulturore Uskana ju ofron ndihmë në aplikimin e regjistrimit elektronike (online) te Xhamia Furkan në Borsigplatz në këto data:


  ▪︎ Të shtunën, prej orës 13:30 deri në ora 19:00

  ▪︎ Të diellen, prej orës 13:30 deri në ora 19:00


Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka një domethënie tepër të lartë për shqiptarët në RMV. Kështu që ne si Kryesia e SHKU-së edhe njëherë ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë që të kontribojnë për vendin e tyre dhe të marrin pjesë në regjistrimin!


Javen e kaluar mbrenda fundjavës Shoqata Kulturore Uskana arriti të ndihmoj në aplikimin e +300 regjistrimeve. 


Të gjithë ata që nuk mund të vijnë personalisht mund të na kontaktojn përmes telefonit/mobilit:


  ▪︎ Sheza Veliu, Tel.:  +4915229215125

  ▪︎ Zejnulla Kurtishi, Tel.:  +4917622805517

  ▪︎ Burim Jahoja, Tel.:  +4915229955896



"Ti je më shumë se numër, MERR PJESË!"



Me nder dhe respekt,

Kryesia e Shoqates Kulturore Uskana

Kryetar: Veli Cadari



#ShoqataKulturoreUskana

05.03.2021, Dortmund



Bashkatdhetar të nderuar,



Si që ju lajmëruam disa ditë më parë, sot filluam me ndihmen në aplikimin e regjistrimit elektronike (online).

Ju mirëpresim nesër përseri prej orës 11 deri në ora 19 te Xhamia Furkan në Borsigplatz.


Të gjithë ata që nuk mund të vijnë personalisht mund të na kontaktojn përmes telefonit për më shumë informata ose të naj dërgojnë të dhënat që ti rigjistrojmë ne në emrin e tyre.



  •  Sheza Veliu, Tel.: +4915229215125
  •  Zejnulla Kurtishi, Tel.: +4917622805517
  •  Burim Jahoja, Tel.: +4915229955896



"Ti je më shumë se numër, MERR PJESE!"





#ShoqataKulturoreUskana

#regjistrimi2021

https://www.shoqatauskana.de/regjistrimi-2021-rmv


03.03.2021, Dortmund



Të nderuar bashkatdhetar,


Siç ju kemi njoftuar edhe disa ditë më parë në uebfaqen tonë dhe në rrjetet sociale, prej datës 1 Mars 2021 ka filluar regjistrimi i shtetasve të Maqedonis së Veriut që jetojn jashtë shtetit. Regjistrimi duhet të bëhet në mënyrë të sistemit elektronik (online) te „Entit Shtetëror i Statistikave“ (ESHS) në faqën zyrtare


https://census.stat.gov.mk/


Me këtë rast Shoqata Kulturore Uskana merr për detyrë që të ndihmoj në aplikimin e regjistrimit elektronike (online) në ditët:


   - 05.03.2021 (e premte),  16:00  deri  19:00

   - 06.03.2021 (e shtunë),  11:00  deri  19:00

   - 07.03.2021 (e diell),       13:30  deri  19:00


Aplikimi do të bëhet në ditët e lartëpërmendura në lokalin e Xhamisë Furkan në Borsigplatz duke i respektuar rregullat përshkak të situatës „Korona“ siç janë…


  … Maska FFP2

  … Desinfektim

  … largësi prej 2m

  … jo më shumë se dy persona.


Prandaj aplikimin e bëjm me anë të terminit i cili mund të merret te organizatorët:


  - Sheza Veliu, Tel.: +4915229215125

  - Zejnulla Kurtishi, Tel.: +4917622805517

  - Burim Jahoja, Tel.: +4915229955896


Dokumente të duhura për aplikimin:


  - Pasaporti i cdo anëtari i familjes

  - Një E-Mail-Adres valide


Me nder dhe respekt,

Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana


https://www.shoqatauskana.de/regjistrimi-2021-rmv

28.02.2021, Diasporë - Maqedonia e Veriut



Te ndëruar bashkëatëdhetar,

Të ndëruar qytetarë të Maqedonisë së Veriut,

E ndëruara Diasporë,



Nga të Hënën, 1 Mars 2021, fillon procesi i regjistrimit të popullsisë së Maqedonisë së Veriut që do të zgjasi deri më 21 Prill 2021.

Për herë të parë do të regjistrohet edhe Diaspora përmes adresës:


https://census.stat.gov.mk/


Regjistrimi i fundit në Maqedonienë e Veriut është realizuar ne vitin 2002, d.th. 19 vjet më parë! Bazuar në regjistrimin të vitit 2002, në RMV jetojnë 25,7 për qind shqiptarë – një shifër e cila që nga fillimi kontestohet.


Me regjistrimin e ardhshëm shqiptarët vendas sëbashku me diasporën shqiptare mund të tregojnë krah për krah pozicionin tonë në mënyr demokratike.


Shoqata Kulturore Uskana i fton të gjithë anëtarët dhe bashkëatëdhetarët që jetojnë në mërgat të marrin pjesë ne regjistrimin. E kaluara ka treguar në cdo situat që diaspora është pjesë e pandashme e vendit tonë. Kështu që edhe kjo sfidë kërkon që të gjithë ne të organizohemi dhe të japim kontributin maksimal.


Kryesia e SHKU-së ju ofrojn që të mund të na kontaktoni në çdo koh nëse keni pyetje ose probleme me procesin e regjistrimit.


Ne do të kontaktojmë anëtarët tanë në ditët në vijim përmes kanaleve të ndryshme me informacione të tjera.


Ju ftojmë më në fund edhe një herë për pjesëmarrje dhe që kjo çeshte të merret me seriozitet.


„Ti je më shumë se numër, MERR PJESË!“


Me nder dhe respet,


Kryesia e Shoqates Kulturore Uskana

Kryetar: Veli Cadari


#ShoqataKulturoreUskana

#regjistrimi2021

#diaspora

#MaqedonieEVeriut

25.02.2021, Dortmund



Të ndëruar anëtarë të SHKU-së,


Ju falënderojmë për kontributin dhe mbështetjen tuaj! Librezat tuaja të anëtarësimit tani janë gati dhe do t'ju dërgohen në ditët në vijim.



Ende nuk jeni anëtarësuar?

Bashkohuni Shoqatës sonë tash përmes uebfaqës!



#ShoqataKulturoreUskana



PayPal: info@shoqatauskana.de

Llogarija bankare:

Kulturverein Uskana e.V.

DE19 4405 0199 0191 0290 62

26.01.2021, Dortmund



Covid19: Gjermania me masa të reja për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut



Të ndëruar anëtarë të Shoqatës Kulturore Uskana,


Ju njohtojmë që nga 24 Janar 2021 Gjermania ka masa të reja për shkak të virusit „Korona“. Sipas portalit gjerman të mediave “tagesschau“ policia federale do të kryejë më shumë kontrolla në aeroportet gjermane.


Të gjithë udhëtarëve që vijnë nga Maqedonia e Veriut u kërkohet para hyrjes në Gjermani një test negativ i cili nuk lejohet të jetë më i vjetër se 48 orë.


Po ashtu udhëtarët janë të detyruar ta mbushin dokumentin “Einreiseanmeldung“ online përmes lidhjes www.einreiseanmeldung.de.


Një test për Covid19 mund të bëhet para nisjes në aeroportin e Shkupit. Nëse duhet të bëni testin në aeroport, sigurohuni që të mbërrini në kohë në Shkup.


Masat vlejnë përvec Maqedonisë së Veriut edhe për dy shtetet shqiptare Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.



Të gjithë bashkëatëdhetarëve që do të kthehen në Gjermani mbrenda këtyre masave u dëshirojmë udhëtim të mbarë dhe që të arrijnë të sigurt.



Ju përshëndet,


Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana

Kryetar: Veli Cadari


09.01.2021, Dortmund




Shoqata Kulturore Uskana nga Dortmundi

reagon kundër propozimit të Kryeministrit Zoran Zaev



Ne si Kryesi e kemi obligim moral dhe qytetarë, si lidhje qytetare në diasporë, të gjithë të një zëri të indinjuar thellë të reagojmë dhe të hedhim poshtë propozimin e kryeministrit të shtetit, Zoran Zaev, ku me rastin e regjistrimit të popullsisë theksoi që Shqiptaret e diasporës të shpallen si të pa pranuar në këtë shtëpi.


Shqiptarët janë si një trung i vetëm dhe nuk do të lejojnë që ti ndaj me një akt vendim duke i quajtur si të huaj.


Mërgimtarët gjithmonë kanë qenë afër vëllezërve të vet, këtu në mërgim ata janë vetëm si hije, zemrën dhe shpirtin e kanë tek të parët e tyre, aty ku u fol Gjuha Shqipe e lashtë sa gurët e atij vendi dhe ata ëndërr e kanë që njëherë të kthehen tek rrënja e tyre.


Mërgimtarët si pjesë e atij populli gjithmonë kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë vendin e tyre si moralisht ashtu edhe ekonomikisht duke derdhur tërë pasurinë e tyre në vendlindje që kanë mbajtë gjallë ekonominë e shtetit dhe duke paguar tatime dhe lloj lloj pagesash. Si mund injorohet një kontribut kaq I madh duke i quajtur të huaj dhe duke na mohuar të drejtat.


Të nderuar qytetarë ky hap i Zaevit është një provokim i rëndë për ne si mërgat dhe nëse ky propozim miratohet në rregullore e cila do të votohet në parlamentin shtetëror do të bëhet një cungim i madh në dëm të popullatës dhe zëri i popullit për të zgjedhur hallet e këtij vendi dhe për të ndërtuar dhe zhvilluar këtë shtet me perspektivë evropiane do të jetë i përgjysmuar.


Prandaj ne si pjesë konstituive të këtij sistemi ngrisim zërin së pari tek faktori politik shqiptarë i cili përbën një numër te madh deputetësh, që të mos e marrin këtë propozim si lojë të parëndësishme, por duhet protestuar pa kurrfarë kompromisi.


Të luash me fate njerëzish është përgjegjësi e madhe, do të ishte më me vend që ky politikan i dështuar të merret me rregullimin dhe mirëqenien e qytetarëve vendas që jetojnë në skajin e varfërisë, pa sigurim social dhe shëndetësor, pa pensione, me rroga minimale që nuk del as për bukën e gojës. Arsimi, shëndetësia dhe shumë dobësi të tjera tregojnë kredibilitetin e një burrë shteti që ka marr përsipër funksionimin e kësaj shoqërie që shtypët.

 

Diaspora, qytetarët e vendit dhe faktori politik shqiptar e hedhin poshtë një marrëzi të tillë, që për baze ka të ligën dhe nuk konsiston në ato që quhet e vërtetë dhe nuk lejojnë që një politikan i cekët të luaj me fatin e përbashkët të një familjeje të një origjine.


 

Me nder e respekt Shoqata Kulturore Uskana.

Kryetar: Veli Çadari

01.01.2021, Dortmund




Bashkëatdhetarë të ndëruar,


Viti 2020 na ka sjellë shumë momente të bukura por edhe shumë surpriza të pakëndshme. Për vitin e ardhshëm ju urojmë juve dhe familjeve tuaja para së gjithash shëndet dhe momente të lumtura!

Në vitin 2021 ne sëbashku me ndihmen tuaj do të mundohemi që të ndërtojmë një qendër kulturore dhe dorëdhënëse në favor të Uskanës sonë!


Një vit të mbarë ju dëshiron


Kryesia e SHKU-së


#ShoqataKulturoreUskana

  • Bildtitel

    Untertitel hier einfügen
    Button
  • Bildtitel

    Untertitel hier einfügen
    Button

28.12.2020, Dortmund




Me këtë postim i faleminderohemi sponzorit të parë që ju paraqitë Shoqates Kulturore Uskana vullnetarisht.


Pronari i Restorantit VIA NUOVA Shukri Imeri i sponzoroj librezat e anëtarëve dhe vulat e SHKU-së.


Faleminderit!


#ShoqataKulturoreUskana




Via Nuova Dortmund

Altfriedstr. 4

44369 Dortmund

  • Bildtitel

    Untertitel hier einfügen
    Button
  • Bildtitel

    Untertitel hier einfügen
    Button

25.12.2020, Dortmund




Të nderuar bashkëatdhetarë, vëllezër dhe motra,


     Kur realiteti në vend të huaj prek ndërgjegjen, të rrezikuar nga asimilimi dhe humbja e identitetit, tradites dhe kultures, si arsye u mblodhem për të themeluar një shoqatë me karakter kombëtar dhe humanitar e cila do të punoje në organizimin, edukimin dhe emancipimin e të rinjve.

     Kjo shoqatë që mban emrin e saj, burimin e ka qysh më heret, hapat e parë në levizjen e kultures dhe humanitetit i bënë mërgimtaret më të dalluar që punuan në ngritjen e ndergjegjes duke lënë gjurmë të thella të kultures shqiptare.

     Si shembull  do të  kujtojm  njerin  prej veprimtarëve  më të  dalluar që sot nuk jeton më, ishte Llokman Kurtishi i cili me punen dhe mundin e tij dhe me një krijimtari të pasur artistike hodhi themelet e para të edukimit, ngritjes intelektuale për të ruajtur gjuhën, traditën dhe dashurinë atdhedashëse.

     Me humbjen e këtij njeriu të artit dhe kultures lëngoi levizja mbarëshqiptare, mirëpo fatmirësisht punën e tij e vazhdojnë sot djemt e tij së bashku me disa të rinj tjerë nga Dortmundi dhe më gjerë që përbejn kryesinë dhe me prezencën dhe punën e tyre, shoqata jonë qëndron në bazament të fortë.

     Si fillim ne kemi punuar në forcimin e strukturës së mbrendshme të shoqates dhe legjitimitetin sipas rregullave, kemi mbledhur një numër të madh të mbështetësit dhe për shkak të pandemisë mbetëm të izoluar në pritje për të vazhduar aktivitetin tonë.

     Ne si kreu i kësaj shoqate dhe kuvend autoritativ nga i cili do të dalin ide, aktivitete, debate, bashkëpunim të ndërsjelltë dhe do të mbajmë të zgjuar vetëdijen kombëtare dhe do të ushqejmë ndjenjat e atëdhedashurisë për të ruajtur vetveten dhe perkatësinë e asaj që i përkasim.

     Ne do te jemi te gatshëm t´ja shtrimë dorën vëllaut tonë në nevojë sepse kështu do të ndihmojmë vetveten dhe nese e këshillojmë dhe e udhëzojm përsëri kemi ndihmuar vetveten dhe e kemi forcuar dhe ndriçuar unitetin tonë.

     Vëllezer dhe motra, ne kemi nevojë për dorën tuaj të bashkëpunimit, pa mbështetjen dhe përkrahjen tuaj do të jemi të dështuar, prandaj ky prezentim le te trokasi në çdo derë bujare shqiptare dhe kjo thirrje le të hasi në çdo zemër të pastër shqiptare dhe si gjithmonë të jemi të bashkuar dhe të punojmë për ardhmërinë tonë. 

     Çdo ndihmë dhe bashkëpunim që do të ofrohet do të jetë e mirëpritur. Shpresojmë në dëgjueshmerinë tuaj dhe si një trup i vetem të bashkuar në fund do tia dalim.



Me nder e respekt, Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana
Kryetar: Veli Cadari

Share by: