Bashkatdhetarë të ndëruar,
Njëra nga qëllimet e SHKU-së është ndihma e atyre personave dhe familjeve që ndodhen në situatë të rëndë dhe janë në nevojë.
Për këtë arsye Shoqata Kulturore Uskana në qershor të këtij viti e fillojë aksionon humanitar për të ju ndihmuar familjes Ramadani.
Me ndihmen e anëtarëve tanë dhe mbështetësve të këtij aksioni humanitar u mblodhën gjithsej
6200 euro.
E gjithë suma ju është dorëzuar bashkëshortës dhe nënës së Fatmirit nga Kryetari Veli Çadari dhe nënkryetari Zejnulla Kurtishi më 19 korrik 2021 në Kërçovë. Dorëzimi u krye në prani të arsimtarit, Shukri Sadikut.
Ju faleminderohemi të gjithë mbështetësve të këtij aksioni humanitar duke ju dëshiruar të gjitha të mirat!
Ju përshëndet zemërsisht,
Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana
Website powerd by Z+A Kurtishi