von Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana - Dortmund•23. November 2021
TRAGJEDI - RAST I DHIMBSHËM PËR TË GJITHË SHQIPTARET
Sot në orët e mengjesit pas një përplasje të një autobusi nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetë 46 persona.
Ndër viktimave janë edhe aktivisti 27-vjeçar nga Kërçova, Gazmend Ukalli dhe e fejuara e tij.
Të pikëlluar për rastin tragjik Shoqata Kulturore Uskana ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të cilët i humbën më të dashurit e tyre duke ju dëshiruar forcë dhe durim në këtë kohë të rëndë.
Ne Kryesia, anëtarët dhe të gjithë mbështetësit e SHKU-se e ndajmë dhimbjen me ju.