Shoqata Kulturore Uskana nga Dortmundi
reagon kundër propozimit të Kryeministrit Zoran Zaev
Ne si Kryesi e kemi obligim moral dhe qytetarë, si lidhje qytetare në diasporë, të gjithë të një zëri të indinjuar thellë të reagojmë dhe të hedhim poshtë propozimin e kryeministrit të shtetit, Zoran Zaev, ku me rastin e regjistrimit të popullsisë theksoi që Shqiptaret e diasporës të shpallen si të pa pranuar në këtë shtëpi.
Shqiptarët janë si një trung i vetëm dhe nuk do të lejojnë që ti ndaj me një akt vendim duke i quajtur si të huaj.
Mërgimtarët gjithmonë kanë qenë afër vëllezërve të vet, këtu në mërgim ata janë vetëm si hije, zemrën dhe shpirtin e kanë tek të parët e tyre, aty ku u fol Gjuha Shqipe e lashtë sa gurët e atij vendi dhe ata ëndërr e kanë që njëherë të kthehen tek rrënja e tyre.
Mërgimtarët si pjesë e atij populli gjithmonë kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë vendin e tyre si moralisht ashtu edhe ekonomikisht duke derdhur tërë pasurinë e tyre në vendlindje që kanë mbajtë gjallë ekonominë e shtetit dhe duke paguar tatime dhe lloj lloj pagesash. Si mund injorohet një kontribut kaq I madh duke i quajtur të huaj dhe duke na mohuar të drejtat.
Të nderuar qytetarë ky hap i Zaevit është një provokim i rëndë për ne si mërgat dhe nëse ky propozim miratohet në rregullore e cila do të votohet në parlamentin shtetëror do të bëhet një cungim i madh në dëm të popullatës dhe zëri i popullit për të zgjedhur hallet e këtij vendi dhe për të ndërtuar dhe zhvilluar këtë shtet me perspektivë evropiane do të jetë i përgjysmuar.
Prandaj ne si pjesë konstituive të këtij sistemi ngrisim zërin së pari tek faktori politik shqiptarë i cili përbën një numër te madh deputetësh, që të mos e marrin këtë propozim si lojë të parëndësishme, por duhet protestuar pa kurrfarë kompromisi.
Të luash me fate njerëzish është përgjegjësi e madhe, do të ishte më me vend që ky politikan i dështuar të merret me rregullimin dhe mirëqenien e qytetarëve vendas që jetojnë në skajin e varfërisë, pa sigurim social dhe shëndetësor, pa pensione, me rroga minimale që nuk del as për bukën e gojës. Arsimi, shëndetësia dhe shumë dobësi të tjera tregojnë kredibilitetin e një burrë shteti që ka marr përsipër funksionimin e kësaj shoqërie që shtypët.
Diaspora, qytetarët e vendit dhe faktori politik shqiptar e hedhin poshtë një marrëzi të tillë, që për baze ka të ligën dhe nuk konsiston në ato që quhet e vërtetë dhe nuk lejojnë që një politikan i cekët të luaj me fatin e përbashkët të një familjeje të një origjine.
Me nder e respekt
Shoqata Kulturore Uskana
Kryetar: Veli Çadari
Website powerd by Z+A Kurtishi