Të nderuar bashkëatdhetarë, vëllezër dhe motra,
Kur realiteti në vend të huaj prek ndërgjegjen, të rrezikuar nga asimilimi dhe humbja e identitetit, tradites dhe kultures, si arsye u mblodhem për të themeluar një shoqatë me karakter kombëtar dhe humanitar e cila do të punoje në organizimin, edukimin dhe emancipimin e të rinjve.
Kjo shoqatë që mban emrin e saj, burimin e ka qysh më heret, hapat e parë në levizjen e kultures dhe humanitetit i bënë mërgimtaret më të dalluar që punuan në ngritjen e ndergjegjes duke lënë gjurmë të thella të kultures shqiptare.
Si shembull do të kujtojm njerin prej veprimtarëve më të dalluar që sot nuk jeton më, ishte Llokman Kurtishi i cili me punen dhe mundin e tij dhe me një krijimtari të pasur artistike hodhi themelet e para të edukimit, ngritjes intelektuale për të ruajtur gjuhën, traditën dhe dashurinë atdhedashëse.
Me humbjen e këtij njeriu të artit dhe kultures lëngoi levizja mbarëshqiptare, mirëpo fatmirësisht punën e tij e vazhdojnë sot djemt e tij së bashku me disa të rinj tjerë nga Dortmundi dhe më gjerë që përbejn kryesinë dhe me prezencën dhe punën e tyre, shoqata jonë qëndron në bazament të fortë.
Si fillim ne kemi punuar në forcimin e strukturës së mbrendshme të shoqates dhe legjitimitetin sipas rregullave, kemi mbledhur një numër të madh të mbështetësit dhe për shkak të pandemisë mbetëm të izoluar në pritje për të vazhduar aktivitetin tonë.
Ne si kreu i kësaj shoqate dhe kuvend autoritativ nga i cili do të dalin ide, aktivitete, debate, bashkëpunim të ndërsjelltë dhe do të mbajmë të zgjuar vetëdijen kombëtare dhe do të ushqejmë ndjenjat e atëdhedashurisë për të ruajtur vetveten dhe perkatësinë e asaj që i përkasim.
Ne do te jemi te gatshëm t´ja shtrimë dorën vëllaut tonë në nevojë sepse kështu do të ndihmojmë vetveten dhe nese e këshillojmë dhe e udhëzojm përsëri kemi ndihmuar vetveten dhe e kemi forcuar dhe ndriçuar unitetin tonë.
Vëllezer dhe motra, ne kemi nevojë për dorën tuaj të bashkëpunimit, pa mbështetjen dhe përkrahjen tuaj do të jemi të dështuar, prandaj ky prezentim le te trokasi në çdo derë bujare shqiptare dhe kjo thirrje le të hasi në çdo zemër të pastër shqiptare dhe si gjithmonë të jemi të bashkuar dhe të punojmë për ardhmërinë tonë.
Çdo ndihmë dhe bashkëpunim që do të ofrohet do të jetë e mirëpritur. Shpresojmë në dëgjueshmerinë tuaj dhe si një trup i vetem të bashkuar në fund do tia dalim.
Me nder e respekt, Kryesia e Shoqatës Kulturore Uskana
Kryetar: Veli Cadari
Website powerd by Z+A Kurtishi